×
  • Lajme
  • Raporto
  • Nacionalet 2025

    Uljet e ngritjet e partive përgjatë tri palë zgjedhjeve të fundit parlamentare – cilat ishin rezultatet

    Reporteri
    29 Dhjetor 2025 | 1:07

    Të dielën e 28 dhjetorit, u zhvilluan zgjedhjet e dyta parlamentare në Kosovë, pas atyre të 9 shkurtit.

    Këto të fundit erdhën si pasojë e mos formimit të institucioneve të reja përgjatë vitit pas zgjedhjeve që u mbajtën në shkurt.

    Nga rezultatet preliminare e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje po prin me mbi 49%. Ajo pasohet nga Partia Demokratike e Kosovës me rreth 21%, pastaj Lidhja Demokratike e Kosovës me mbi 13%, si dhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 5.68%.

    Lidhur me zgjedhjet dhe rezultatet e këtyre partive, Radio Evropa e Lirë ka ofruar një grafikë ku shfaqën rezultatet e tyre krahasuar mes zgjedhjet e shkurtit të këtij viti, dhe ato të vitit 2021.

    Aty tregohet se LVV’ja në 2021 kishte arritur të marr 50,28%, ndërsa, në shkurt të këtij viti ajo kishte marrë 42,3%. Kurse deri më tani, siç u cek edhe më lartë, ajo ka 49,3%.

    Sa i përket PDK, në vitin 2021, ajo kishte marrë 17.01%, me 9 shkurt të 2025 kishte marrë 20.95%, kurse nga zgjedhjet e 28 dhjetorit deri më tani ka 21.01%.

    LDK në anën tjetër, në 2021 ka pasur vetëm 12,73%, në shkurt 28,27%, dhe deri me tani nga zgjedhjet e djeshme ka 13,59%.

    AAK në 2021 kishte 7,12%, në shkurt 7,06%, ndërsa rezultatet e deritanishme nga zgjedhjet e djeshme, atë e vendosin me 5,68%.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!