Hetimet për dyshime për manipulim të votave në zgjedhjet e 28 dhjetorit kanë nisur edhe në rajonin e Gjilanit.

Lajmin për gazetën online  Reporteri.net e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Arben Kadriu.

Nga Policia e Gjilanit kanë konfirmuar për Reporteri.net se po intervistohen të dyshuarve për manipulim të votave në qendrën komunale të votimit në Viti.

Reklamë

Zëdhënësi i Policisë së  Gjilanit, Ismet Hashani tha se intervistimi është duke vazhduar.

“Jemi në proces të intervistimit në koordinim me prokurorin e shtetit të personave të dyshimtë të qendrës komunale të votimit në Viti, lidhur me veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit”, tha Hashani.

Deri më tani, në Prizren, Mitrovicë dhe Malishevë janë arrestuar dhe ndaluar komisionerë zgjedhorë nën dyshimet për “vjedhje të votave”.

Po ashtu, Prokuroria Themelore e Prishtinës ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisë grumbullimin e provave për keqpërdorim të votës edhe në Podujevë, Pejë dhe Obiliq. /Reporteri.net/