Në KQZ janë procesuar 9.78% të votave të numëruara të kandidatëve për deputet. Në AAK, lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj ka marrë 3 mijë e 983 vota, shkruan Reporteri.net.
Në vend të dytë është Daut Haradinaj me 2 mijë e 542 vota.
Besnik Tahiri deri tani del të jetë me 2 mijë e 417 vota.
Bekë Berisha ka marrë 1 mijë e 714 vota.
Time Kadriaj është e pesta me 1 mijë e 595 vota.
/Reporteri.net/
