Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar sot ambasadorin William Walker.
Hamza dhe Walket i kanë kujtuar çastet vendimtare të historisë së Kosovës, kanë biseduar për aleancën me SHBA-në dhe për mënyrat sesi qeveria ime do ta forcojë aleancën me Perëndimin.
“Një kafe me ambasadorin William Walker, heroin e lirisë sonë, zëri i të cilit na dha shpresë dhe i hapi rrugë intervenimit të NATO-s. I kujtuam çastet vendimtare të historisë së Kosovës, biseduam për aleancën me SHBA-në dhe për mënyrat sesi qeveria ime do ta forcojë aleancën me Perëndimin. Ambasadorin Walker e ftova që të jetë observues i drejtpërdrejtë i festivalit tonë të demokracisë në këto zgjedhje nacionale, të cilat doemos do ta bëjnë Kosovën ma të mirë”, ka shkruar Hamza.
Në fotografitë e publikuara nga Hamza shihet edhe një dedikim personal i Walkerit për Hamzën.
“I dashuri Bedri,
Me ngrohtësinë dhe respektin tim më të thellë për vizionin tuaj për një jetë më të mirë për të gjithë kosovarët…”, ka shkruar Walker.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.