×
  • Lajme
  • Zgjedhjet 2025 / 9 shkurti

    Zotimi i dytë i Bedri Hamzës: Rritja 50% e pagave për shërbyesit civilë, shpërblim për shërbimin e tyre ndaj shtetit dhe qytetarëve

    Reporteri
    14 Janar 2025 | 10:40

    Në muajt e parë të qeverisjes, pagat në sektorin publik do të rriten për 50%. Kjo rritje garanton paga të dinjitetshme për të gjithë shërbyesit civilë dhe është shpërblim i duhur për shërbimin e tyre ndaj shtetit dhe qytetarëve. Po ashtu, nuk do të tatohet asnjë pagë nën 400 euro.

    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar edhe masat që do t’i marrë në kuadër të Zotimit të Dytë të tij.

    Hamza ka thënë se në muajt e parë të qeverisjes, pagat në sektorin publik do të rriten për 50%. Kjo rritje, sipas tij, garanton paga të dinjitetshme për të gjithë shërbyesit civilë dhe është shpërblim i duhur për shërbimin e tyre ndaj shtetit dhe qytetarëve.

    Në zotimin e dytë, Hamza ka premtuar rritje të pagave dhe pensioneve.

    “50% rritje të pagave në sektorin publik. 70% rritje të pensionit bazik. Rriten pensionet kontributdhënëse dhe përshkallëzohen sipas viteve të përvojës së punës. 50% rritje të përfitimeve për familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës
    dhe veteranët”, ka shkruar Hamza.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!