×
  • Lajme
  • Lajme

    Zhduket 42 vjeçari nga Presheva, kërkohet ndihmë për gjetjen e tij

    Reporteri
    29 Mars 2020 | 22:13

    Familjarët kanë humbur kontaktet me Besnik Osmanin nga mesdita e datës 24 të këtij muaji. 42 vjeçari ishte nisur me makinë prej Prishtinës për në Preshevë derisa nuk mundi të kalonte kufirin në Muçibabë.


    Makina e tij ishte gjetur nga banorët në një rrugë dytësore të këtij fshati por gjurmët e tij kanë humbur.

    Dyshohet se ai ka tentuar të kalojë kufirin në këmbë.

    Luten të gjithë ata që mund të kenë informacione për vendndodhjen e tij të njoftojnë në këta numra të telefonit: Në Preshëvë: 00381 63 7759 499 dhe në Kosovë 00383 49 245 444

    Të dhënat:

    Kërkohet: Besnik Osmani

    Ditelindja: 12.05.1978

    Vendbanimi: Preshevë

    Kontakti i fundit: Pika kufitare Mucibabe, Kosove-Serbi ora 17:00

    Personi është nisur me veturë prej Prishtine në drejtim të Preshevës me datë 24.03.2020 rreth ora 12:00. Ai ka tentuar të kalojë kufirin në Muçibabë pa sukses rreth ores 17:00. Pas shumë kerkimesh, vetura e tij eshte gjetur nga banoret e fshatit Muçibabë në rrugë dytesore të fshatit. Dyshohet se ai ka vazhduar në drejtim të Preshevës në këmbë ku edhe jane humbur gjurmet e tij.

    Luten të gjithe personat të cilet mund të kene takuar ose kane njohuri per vendndodhjen e tij te na informoni ne:

    Presheve: 00381 63 7759 499

    Kosove : 00383 49 245 444

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!