×
  • Lajme
  • Lajme

    Zhduket ish-ushtari i UÇK-së në Pejë

    Reporteri
    30 Mars 2023 | 20:09
    Emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fotografi ilustruese.

    Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) në Pejë njoftoi se është zhdukur ish-ushtari Samir Puza.

    Në njoftim thuhet se Puza është zhdukur prej datës 25 mars.

    “Që nga e shtuna 25 mars 2023, nuk kemi asnjë informacion për bashkëluftëtarin tonë Samir Puza (Maka). I njëjti nuk është lajmëruar në shtëpi dhe nuk dimë asgjë për gjendjen dhe vendndodhjen e tij. Samiri është i njohur për mbarë qytetin e Pejës si djalë i urtë dhe punëtor. Lusim të gjithë qytetarët që nëse kanë informacion të lajmërojnë në njërin nga numrat vijues: 049 876 491 (familja), apo 049 515 134 (OVL Pejë)”, thuhet në njoftim.

    Njoftimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!