Hamëz Hoxha nga fshati Bellanicë e Malishevës që nga e shtuna kur ka dalë nga shtëpia nuk dihet asgjë për fatin e tij, raporton Reporteri.net.
Ky është lajmërimi që është dhënë në faqen e Facebookut me emër të fshatit Bellanicë.
“Ju njoftojmë se që nga mëngjesi i ditës së shtunë ka humbur Hamëz Hoxha nga fshati Bellanicë, kush ka informacion ju lutem të lajmëroni në tel.044/300-787”, thuhet në njoftim.
Në faqe është postuar edhe foto e Hamzës në mënyrë që qytetarët të njoftojnë familjarët nëse e shohin atë. /Reporteri.net/.