Gjatë orëve të mesditës së sotme po zhvillohen disa takime në Hotelin Sirius, në qendër të Prishtinës.
Në këtë hotel është parë edhe kryetari në detyrë i AAK-së Ramush Haradinaj bashkë me këshilltarin e tij Selim Selimi dhe kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjinin.
Reporteri.net ka tentuar të bisedojë me zyrtarë të AAK-së për të kuptuar cfarë takimet janë zhvilluar aty, por ata nuk janë përgjigjur.
Ndërkohë, Hotel Sirius dihet se ka qenë vendtakimi i të gjithëve kur kanë pasur takim me kreun e LDK-së, Isa Mustafën, i cili takime zhvillon vetëm në këtë vend. Këtu, madje, edhe vendosi për ta rrëzuar Qeverinë Kurti.
Nga LDK-ja kanë thënë se nuk kanë informacione për ndonjë takim, ani pse liderët e të dy partive kishin paralajmëruar takime./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.