Lidhja Demokratike e Kosovës ka thirrur sot konferencë për media.
Konferenca do të mbahet në ora 18:00 në selinë e LDK-së.
“Të nderuar përfaqësues të mediave. Ftoheni të merrni pjesë në konferencën për media të Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot, e Premte, 22.01.2021 në ora 18:00. Konferenca do të organizohet në selinë e LDK-së, Qafa, Rruga e UÇK-së, 2B, Prishtinë.”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
Ndonëse nuk dihet arsyeja e konferencës, aludohet se ajo mund të ndërlidhet me zhvillimet e fundit në KQZ.
Mbledhja e KQZ-së pritet që të vazhdojë në ora 17:30, ku do të vendoset për certifikimin ose jo të kandidatëve që kanë probleme me ligjin.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.