Zjarr në kazermën e FSK-së në Istog, policia jep detaje

Një zjarr i madh ka shpërthyer sot në kazermën e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Istog.

Rastin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ai ka bërë të ditur se është djegur një objekt dhe nga ky incident nuk ka të lënduar.

“Rreth orës 11:35, policia është njoftuar për një zjarr në kazermën e FSK-së në Istog. Është djegur një objekt ndihmës. Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Ka dëme materiale, por jo të lënduar”, ka thënë Gashi.