×
  • Lajme
  • Lajme

    Zjarri në objektin e IPKO’s, Policia: Shmangni lëvizjet përreth zonës

    Reporteri
    03 Korrik 2025 | 22:52

    Një depo e kompanisë IPKO është përfshirë nga flakët në zonën industriale në Prishtinë, të enjten në mbrëmje.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci ka thënë për gazetën online Reporteri.net se aktualisht nuk është raportuar për persona të lënduar.

    “Rreth orës 20:00, është raportuar për një zjarr aktiv në objektin e një kompanie në zonën industriale në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët po punojnë intensivisht për lokalizimin e zjarrit. Sipas informacioneve fillestare, dëmet janë të konsiderueshme, ndërkaq nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen, ndërkaq, për të dalë në vendin e ngjarjes ka ftuar edhe zyrtarin për hetimin e shkaqeve të zjarrit”, tha ai.

    Policia fton qytetarët e zonës të shmangin lëvizjet përreth zonës për sigurinë e tyre dhe për të mos penguar intervenimin e ekipeve emergjente.

    “Policia fton qytetarët e zonës të shmangin lëvizjet përreth zonës për sigurinë e tyre dhe për të mos penguar intervenimin e ekipeve emergjente.”, tha ai.

    Zjarr i madh në objektin e IPKO-s në Zonën Industriale në Prishtinë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!