×
  • Lajme
  • Lajme

    ZKA gjen mangësi në metodologjinë e vlerësimit të nxënësve, nuk po zbatohet kurrikula

    Reporteri
    13 Maj 2022 | 12:23

    Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar raportin e auditimit të performancës “Vlerësimi i nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare”, për periudhën 2018-2021.

    Ky raport ka pasur për qëllim që të vlerësojë nëse institucionet përgjegjëse kanë marrë masa për përmirësimin e mësimdhënies dhe vlerësimin e nxënësve në Kosovë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Të dhënat e këtij raporti dokumentojnë se ka mangësi në metodologjinë e vlerësimit të
    nxënësve dhe mos zbatim të kërkesave që dalin nga kurrikula. Rrjedhimisht, orët mësimore po zhvillohen bazuar në metodat e kaluara.

    “Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA) dhe shkollat nuk kanë arritur të përmirësojnë metodat e mësimdhënies dhe vlerësimit në përputhje me kërkesat e kurrikulës dhe praktikat më të mira të nxjerra nga Agjencia Evropiane për Sigurimin e Cilësisë”, thuhet në raportin e auditimit të ZKA-së.

    Ndërkaq, pavarësisht se procesi i vlerësimit në arsimin parauniversitar ka mangësi institucionet përgjegjëse (MAShTI, DKA-të dhe shkollat) nuk kanë ndërmarrë masa për evidentimin dhe përmirësimin e këtyre mangësive. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!