×
  • Lajme
  • Lajme

    Zogaj ia rikujton Kurtit premtimin për Reciprocitetin me Serbinë: A do japësh ndonjë llogari për këtë?

    Reporteri
    17 Prill 2021 | 21:45

    Një nga premtimet kryesore elektorale të Albin Kurtit në fushatë ishte vendosja e reciprocitetit me Serbinë.


    E këtë premtim e ka rikthyer në kujtesë njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj.

    Ai përmes një postimi në Facebook është shprehur se “meqë Kurti e ka thënë një gjë të tillë në fushatë, çka është duke bërë?”.

    Postimi i plotë:

    “Është çështje ditësh ose javësh, kurrsesi muajsh. Nuk e di tash se cila do të jetë sekuenca por është ndër gjërat e para që do të bëjë”, tha ai në debatin në RTV Dukagjini ‘Debat Plus’, duke folur pwr reciprocitetin me shtetin fqinj verior.

    Une s’jam pro reciprocitetit nese duhet te prishemi me US, por meqe Kurti e ka thene nje gje te tille ne fushate, cka eshte duke bere. Javes tjeter behen nje muaj, dmth shkuan jave, e leje me ditet.

    Vaksinat problem me i siguri, po reciprociteti e kane pase ne tavoline, e dine cka e qysh. Ndonje llogari per kete?

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!