Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Ambientit i Kosovës, Avni Zogiani, ka arsyetuar vendimin e Qeverisë Kurti për emërimin e anëtarëve të përkohshëm të bordeve në ndërmarrjet publike.
Gjatë një bisede në Frontal, në T7, Zogiani nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se këtë veprim e kanë bërë për ta parandaluar korrupsionin që, për 20 vjet, siç ka thënë ai, ka dominuar në këto institucione.
“Nuk ndalet korrupsioni, nëse vazhdojmë me të njëjtat borde”, ka thënë anëtari i VV’së.
Zogiani ka thënë se brenda një kohe të shkurtër nuk mund të hapin konkurs.
“Nuk mundemi brenda një jave të hapim konkurs. Po ashtu, nuk mundemi të dalim të marrim në rrugë dikë”, ka thënë Zogiani, i cili ka paralajmëruar se edhe me ambasadorët mund të veprohet në mënyrën e njëjtë si me bordet.
Ai madje ka folur për të ardhmen sikur të kishte jetë të gjatë kjo Qeveri. Ajo tashmë është në detyrë pasi u rrezua më 25 Mars me 82 vota. Gjasat janë që të kemi Qeveri të LDK-së e pa VV-në.
“Ndoshta do të detyrohemi që edhe një ambasador ta emërojmë në të ardhmen, ndoshta edhe nga Vetëvendosje”, ka thënë Zogiani në Frontal.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.