Zëvendësministri në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, Avni Zogiani, ka reaguar ndaj deklarimit të fundit të kreut të Gjilanit, Lutfi Haziri, në një intervistë për Reporterin, ku ka thënë se nëse do të ishte kryeministër do të jepte 17 fshatra të Leposaviqit dhe Zubin Potokut në këmbim të Medvegjes, Preshevës dhe Bujanvcit.
Zogiani përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se kur Haziri thotë, nesër i jap 17 fshatra të veriut për Preshevë e Bujanovc, ai e di mirë se thjesht po ndihmon ndarjen e Kosovës sipas dëshirës së Thaçit.
Sipas tij, Haziri e di mirë po ashtu se faktorët ndërkombëtar nuk e marrin fare parasysh pjesën e dytë të kësaj fjalie, sepse veç territorin tënd mund ta falësh.
“Pra Thaçi e Haziri thjesht tregojnë gatishmërinë e liderëve kosovar për të dhënë territor…! Kështu është luajtur gjithmonë loja, liderët kosovar kanë dhënë territor e sovranitet të Kosovës, duke bërë premtime për gjëra që nuk janë në dorën e tyre… llafet e premtimet mbi gjërat për të cilat nuk vendosin Haziri e Thaçi & Co. gjithmonë kanë qenë ambalazhi me të cilin ata i kanë mbështjell dhuratat për Serbinë e për fqinjët tjerë (Malin e Zi, p.sh)…”, tha Zogiani.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.