Zëvendësministri i Infrastrukturës, Avni Zogiani, ka kërkuar sot bindje totale nga shërbyesit civil.
Zogiani ka thënë se pjesëtarët e administratës duhet ta kuptojnë se nuk janë aty për të marrë vendime, por janë thjesht kapacitete administruese për vendime e politika.
Reagimi i tij erdhi pasi Ministri e Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku është përfshirë në një debat me Sekretarin e Ministrisë dhe Shefen e Prokurimit nëse duhet apo jo të anulohet një tender për ndërtimin e autostradës për Gjilan.
Ndaj deklaratave të tij kanë reaguar ashpër qytetarët të cilët të indinjuar i kanë shkruar Zogianit se tashmë nuk jetojmë në epokën e komunizmit, duke iu drejtuar madje atij me emrin “shoku Avni”, shkruan Reporteri.net.
Ata kanë kërkuar sqarime ndaj Zogianit rreth komenteve të tij se stafi civil duhet t’u nënshtrohet ministrave përkatës. Ndaj komenteve të shumta të qytetarëve nuk ka reaguar zëvendësministri Zogiani. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.