×
  • Lajme
  • Lajme

    Zogiani: Nëse të tjerët duan koalicion me VV’në, veç me Albinin kryeministër

    Reporteri
    31 Korrik 2019 | 19:12

    Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, ka ripërsëritur qëndrimin e partisë së Albin Kurtit, të cilët vlerësojnë se do të hyjnë në koalicion me ndonjë parti me kushtin që Albin Kurti të jetë kryesminitër.


    Zogiani ka shkruar në Facebook se Albin Kurti nuk është për tjetër pozitë, por vetëm për atë të kryeministrit.

    Të gjitha ato parti që dëshirojnë koalicion me Vetëvendosjen, sipas tij, duhet ta kenë të qartë se posti i kryeministrit i takon vetëm Albin Kurtit, shkruan Reporteri.net.

    “Ben Albini edhe diku tjetër, nuk është e thene veç kryeministër..” – ky lloj angazhimi kerkon veç zëvendësimin e njerzve ne pushtet, por jo ndryshimin thelbësor qe sjell Albini si kryeministër. Pra, nese duam ndryshim rrenjesor, jo, nuk ben diku tjeter, veç kryeministër dhe #QeveriaKurti po vjen!”, ka shkruar Zogiani në Facebook./ Reporteri.net./.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!