Policia ka dhënë detaje për vrasjen e Qerim Kelmendit, ish ushtar i UÇK-së, i cili u gjet i vdekur sot në orët e para të mëngjesit, në Zahaq të Pejës.
Policia e Pejës nuk e ka konfirmuar identitetin e viktimës duke thënë se janë në pritje të raportit të institutit mjeko-ligjor, shkruan Reporteri.
Policia ka konfirmuar informacionet paraprake se trupi i pajetë i viktimës është gjetur i djegur brenda një veture.
Ata kanë thënë se dyshohet se Kelmendi së pari është vrarë me armë zjarri, teksa më pas është djegur brenda veturës.
“Për momentin nuk kemi diçka në këtë drejtim përpos që ka pasë të shtëna me armë të zjarrit, nga çka personi në fjalë ka ndërruar jetë”, ka thënë zv.komandanti i Policisë për Rajonin e Pejës, Veton Elshani./Reporteri.net