×
  • Lajme
  • Lajme

    Balaj Halimaj: Aty ku pija kafe me bacën Jakup, sot po e pi me vajzën e tij

    Reporteri
    18 Janar 2021 | 10:11

    Zëvendëskryeminstrja në detyrë, Albulena Balaj Halimaj, ka publikuar një fotografi me Gresa Krasniqin, vajzën e ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-kryeparlamentarit, Jakup Krasniqi.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balaj Halimaj ka thënë se në vendin që dikur pinte kafe me Jakup Krasniqin, sot po e pi atë me vajzën e tij, shkruan Reporteri.net.

    “Kënaqësi të kujtonim bashkë momentet më të mira me të. Presim të na kthehesh shpejtë Baci Jakup.”, ka shkruar ajo në Facebook.

    Aktakuza kundër Jakup Krasniqit u konfirmua më 26 tetor 2020, ndërsa u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar më 4 nëntor dhe u transferua në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në të njëjtën ditë.

    Aktakuza e ngarkon Jakup Krasniqin me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit sipas të drejtës ndërkombëtare, për forma të ndryshme të përgjegjësisë penale.

    Ky është postimi i saj i plotë:

    Aty ku pija kafe bashkë me Bacën Jakup, sot po pi kafe me Gresën, vajzën e tij.

    Kënaqësi të kujtonim bashkë momentet më të mira me të.

    Presim të na kthehesh shpejtë Baci Jakup.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!