×
  • Lajme
  • Lajme

    Zv.ministri i Jashtëm: Edhe sot po servohet “parulla” bolshevike ku në emër të popullit po na izolojnë e varfërojnë

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 16:09

    Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka thënë se, duke i lexuar reagimet e disa politikanëve kosovarë, në kontekstin e mobilizimit të botës perëndimore rreth vlerave të saj identitare, do t’i përshtatej fjalia, “me të këqinjë se antihumanistët janë këta humanist”, shkruan Reporteri.net.


    Berisha përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se edhe sot është e njëjta logjikë, siç thotë izolimi i kombit shqiptar.

    “Në emër të popullit, atëherë na izoluan, varfëruan e çnjerëzuan, të njëjtën ‘parullë’ bolshevike po provojnë ta serojnë edhe tash”, ka shkruar Berisha.

    Postimi i plotë i Berishës:

    Ata që e mbajnë me periudhën e rënies së Murit të Berlinit, e bashkë me të edhe të sistemit barbar të komunizmit, e dine ikonën e asaj lufte të gjatë, Vaslav Havelin.

    Duke parë ‘transformimin’ e shpejtë të njerëzve të ish sistemit, na la fjalinë e famshme: “me të këqinjë se komunistet janë antikomunistet.”

    Duke parë e lexuar reagimet e disa ( jo vetëm) politikaneve tonë, në kontekstin e mobilizimit të botës perëndimore rreth vlerave të saj identitare, do t’i përshtatej fjalia: me të këqinjë se antihumanistët janë këta humaniste.

    Edhe atëherë, edhe sot, është e njëjta logjike, izolimi i kombit shqiptar.

    Në emër të popullit, atëherë na izoluan, varfëruan e çnjerëzuan, të njëjtën ‘parullë’ bolshevike po provojnë ta servojnë edhe tash. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!