×
  • Lajme
  • Lajme

    Zv.ministri i PDK-së: “Doktoreshës” së ekonomisë së LDK-së ju kanë bërë halë në sy veteranët e luftës

    Reporteri
    17 Prill 2019 | 19:14

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ndërsa ka folur në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ku u diskutua për pagën minimale, përmendi edhe ligjin për veteranët dhe pensionet e tyre.


    “Secili deputet kërkon me dal me kërku vota do ta mbështesë një gjë të tillë. Mungoi guximi për ta trajtuar një çështje të tillë sepse Ligji për veteranët dhe pensioni i veteranëve ka referencë pagën minimale. Prandaj kur të rritet paga minimale rriten pensionet dhe ka kosto buxhetore. Saherë që i kanë rritë pagat janë fituar vota”, tha ajo.

    Por kjo deklaratë e saj nuk i ka pëlqyer fort zv.ministrit të Zhvillimit Ekonomik nga PDK, Gani Koci i cili ja jep një epitet Bajramit, ndërsa shton se asaj çdo herë po ja zënë rrugën veteranët e luftës, shkruan Reporteri.net.

    “Kësaj ‘doktoreshës’ së ekonomisë iu kanë ba halë në sy veteranët e luftës. Në çdo ‘analizë’ të saj është e pamundur që mos të apostrofohën veteranēt e UÇK-së dhe atë kuptimin ma negativ! Bravo Hikmete! “Ah Hikmete mori bijë…….”, shkruan Koci në Facebook.

    Kujtojmë se edhe më parë deputet të PDK-së kanë reaguar ndaj deputetes Bajrami. Kjo ka ndodhur më 7 dhjetor të vitit 2018 kur diskutohej Projektbuxheti 2019, me ç’rast deputetja e LDK-së ksihte kritikuar ndarjen e parave për veteranët e luftës që po dërgohen në banja e në dete.

    Ishte deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu përmes një postimi Facebook kishte thënë se Bajrami asnjëherë nuk e ka ngritur zërin për veteranët që mbaheshin në burgje.

    “Vërtetë ashtu si jemi edhe i kemi punët. Asnjëherë kjo kolege e imja nuk e ngriti zërin kur mbaheshin në burgje veteranët e pafajshëm. Kemi dhjetra veteranë që kanë mbajtë burg nga një deri në 5 vjet dhe në fund janë liru të pafajshëm. Çdo ditë dëgjojmë për veteran që jetojnë në kushte të mjerueshme por për çudi as për këto raste nuk i ndihet zani. Dëgjojmë për veteran invalid që kanë mungesa të protezave por jo jo as për këto nuk foli dot. Paskan shku disa veteran në banja rehabilituese apo edhe në deti e u ba nami. Dëgjoni dhe vlerësoni vet!!! Mos harroni se ashtu si jemi ashtu i kemi punët”, kishte shkruar Musliu në Facebook. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!