×
  • Lajme
  • Lajme

    Zvizidiq flet për anulimin e vizitës së Thaçit: Hiqeni taksën, i heqim vizat

    Reporteri
    08 Maj 2019 | 15:13

    Kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje e Hercegovinës, Denis Zvizidiq, ka folur për anulimin e pjesëmarrjes së presidentit Thaçi në Samitin e BERZH-it  që po mbahet në Sarajevë.


    Zvizdiq u shpreh se i vjen shumë keq që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në momentin e fundit ka marrë vendim për të anuluar pjesëmarrjen në Samitin e Berzhit që po mbahet në Sarajevë, e ku po marrin pjesë të gjithë liderët e Ballkanit, transmeton Reporteri.net.

    Ai shtoi se marrëdhëniet dhe çështjet e pazgjidhura të BiH dhe Kosovës nuk janë asgjë të re për Thaçin që të mos vijë në Samit.

    “Taksa ende është në fuqi dhe ne edhe më tutje kërkojmë heqjen e saj. Presim që në takimin në Paris në fillim të korrikut taksa të hiqet, çka do të na ipte kohë për liberalizimin e vizave midis Bosnjës dhe Kosovës”, u shpreh ai.

    Zvizidiq theksoi se këtu nuk e ka fjalën për njohjen e Kosovës.

    “Ne e dimë se nevojitet  konsensus, Presidenca e Bosnjës udhëheqë politikën e jashtme por nuk ka konsensus. Është e rëndësishme të mundësohet një vizitë më e shpeshtë e biznesmenëve dhe qytetarëve të Bosnjës dhe Kosovës”, shtoi Zvizidiq. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!