×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyra e kryeministrit Hoti thotë se Goran Rakiq nuk e ka hequr flamurin e Kosovës

    Reporteri
    10 Qershor 2020 | 12:20

    Zyra e Kryeministrit ka demantuar lajmin se zëvendëskryeministri dhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Goran Rakiq e ka hequr flamurin e Kosovës nga zyra e tij.Zyra e Hotit ka thënë se çështja e përdorimit të simboleve është e përcaktuar nga Protokolli i shtetit dhe secili zyrtar është i obliguar që ta respektojë atë.


    “Zëvendëskryeministri Goran Rakiq nuk e ka hequr asnjë simbol të Kosovës, as flamurin, nga Zyra e tij. Çështja e përdorimit të simboleve është e përcaktuar nga Protokolli i shtetit, prandaj secili zyrtar është i obliguar t’i përmbahet këtij protokolli”, thuhet në përgjigje për Sinjalin.

    Nga zyra e Hotit sigurojnë se simbolet e Kosovës janë edhe në zyrën e Rakiqit.

    “Sa i përket rastit të përfolur në media, ju sigurojmë se simbolet janë aty ku kanë qenë dhe nuk ka pasur asnjë heqje të tyre”, thuhet në përgjigjen e ZKM-së.Mediumi serb, B92 raportoi se Rakiq e ka hequr flamurin e Kosovës nga zyra e tij.

    “Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministri i Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale, Goran Rakiq, hoqi nga kabineti i tij të ashtuquajturin flamur i Kosovës. Flamuri u përdor në takimet zyrtare nga paraardhësja i tij Emilja Rexhepi”, shkruante B92.Sipas këtij mediumi, në dy takimet që Rakiq i pati me ambasadorin amerikan Philip Kosnett dhe përfaqësuesen e BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova, nuk kishte simbole të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!