Zyrtare: Bankat pezullojnë kreditë

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka dhënë një njoftim për qytetarët e Kosovës se ka vendosur të pezulloj kreditë.


Pra, sipas BQK-së shkak i situatës së krijuar nga koronavirusi BQK-ja është detyruar t’i pezulloj përkohësisht disa nga dispozitat e rregulloreve që ndërlidhen me stabilitetin e sistemit financiar.

“Bazuar si më sipër, Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, si institucion i vetëm përgjegjës për licencimin, mbikëqyrjen dhe rregullimin e institucioneve financiare, në mbështetje të ekonomisë, bizneseve dhe qytetarëve të vendit, në kushtet e situatës së krijuar në vend, për shkak të përhapjes së virusit Covid-19, BQK-ja ka vendosur për pezullimin e përkohshëm të disa nga dispozitave të rregulloreve të BQK-së, që ndërlidhen me stabilitetin e sistemit financiar të vendit”, thuhet në njoftimin e BQK-së.