Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka konfirmuar edhe rastin e tretë të prekur me koronavirus.
Ai ka bërë të ditur se personi i prekur me koronavirus është një familjar i 77 vjeçarit i cili mbrëmë rezultoi pozitiv nga ky virus.
“Sot në këtë konferenc me keqardhje më duhet të ju njoftoj edhe për një të prekur me koronavirus, ku bëhet fjale për një familjar të 77 vjecarit nga fshati Stubëll i Komunës së Vitisë”, ka thënë ministri.
Ndryshe, ministri Vitia ka theksuar se ashtu siç është lajmëruar mbrëmë për dy rastet e prekura me koronavirus, Qeveria e Kosovës ka marr të gjitha masat për ta parandaluar përhapjen e këtij virusi, në mënyrë që Kosova të jetë shteti me më pak persona të prekur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.