×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtare: VV-ja e demolon LDK-në në Llap, fitojnë me 51%

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 21:15

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare për kryetar të Podujevës, ku e ka shpallur fitues Shpejtim Bulliqin e Lëvizjes Vetëvendosjes.


    Valdete Daka, kryetare e KQZ-së ka thënë në konferencë për media ka thënë se Shpejtim Bulliqi nga VV ka marrë 51.64% të votave, Nexmi Rudari nga LDK ka marrë 35.97% te votave, kurse Naim Fetahu nga PDK ka marrë 12.40% të votave, shkruan Reporteri.net.

    Humbjen e ka pranuar edhe kryetari i degës së LDK-së në këtë komunë, Agim Veliu. Ish-kryetari i kësaj komune që dha dorëheqje, tha se do ta respektojnë vendimin e votuesit.

    “I kemi humbur zgjedhjet. Ky është vendim i sovranit dhe do ta respektojmë”, ka thënë Veliu.

    Ndërkohë, Veliu e akuzoi VV-në për mashtrim dhe propagandë e, sipas tij, së shpejti do ta shohin edhe qytetarët e Podujevës që “nuk dinë të udhëheqin”.

    “Nuk do t’u përgjigjem atyre. U panë në ato 51 ditë se si dinë të qeverisin. Ata dinë të mashtrojnë dhe bëjnë propagandë. Qytetarët do ta kuptojnë shpejt”, ka potencuar Veliu. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!