×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtare: VV-ja e fiton Podujevën me 51.09%, 16% më shumë se LDK-ja

    Reporteri
    03 Dhjetor 2020 | 10:27

    Pak mbi 16% të votave është dallimi në mes të Shpejtim Bulliqit të VV-së dhe Nexhmi Rudarit të LDK-së, sipas rezultateve përfundimtare të publikuara nga KQZ-ja.


    Komisioni ka votuar me unanimitet PRO rezultatit të shpallur, ku VV-ja ka marrë 51.09% dhe LDK-ja 35.08%, shkruan Reporteri.net.

    Me këtë rezultat tashmë zyrtar, regjistrohet përmbysja më e madhe që ka ndodhur në ndonjë prej komunave të Kosovës në raundin e parë të zgjedhjeve.

    KQZ-ja ka bërë të ditur se në këto zgjedhje votuan 34 mijë e 873 votues, nga të cilët VV-ja mori shumicën.

    Kështu, në karrigen e të parit të Komunës së shpejti do të ulet Shpejtim Bulliqi, që do të zë vendin e Nexhmi Rudarit. Por, atë karrige do ta mbajë vetëm deri në fund të këtij viti, pasi i duhet t’i futet garës sërish./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!