×
  • Lajme
  • Lajme / Detaje

    Zyrtari i arrestuar komunal dyshohet se lëshoi për një të vdekur certifikatë se është gjallë, shkak pensioni në Zvicër

    Reporteri
    27 Shkurt 2025 | 12:16

    Prokuroria Themelore në Gjilan ka kërkuar masën e paraburgim ndaj një zyrtari komunal, i cili dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

    Sipas kërkesës së prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.S., më 12 nëntor 2020, në komunën e Parteshit, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, në atë mënyrë që duke përdorur vulën zyrtare të Republikës së Kosovës ka konfirmuar certifikatën e të qenit gjallë të gjendjes civile dhe të vendbanimit të tani të ndjerës D.S., edhe pse e njëjta ka qenë e vdekur, ku në këtë mënyrë ka mundësuar marrjen e pensionit të shtetit zviceran personit tjetër në vlerë prej 22.192 franga zvicerane.

    I njëjti me urdhër të prokurorit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!