Zyrtari i LDK-së, Florian Dushi, ka reaguar ndaj kryeministrit, Albin Kurti, pasi ky i fundit tha se nëse opozita nuk e voton Vjosa Osmanin për presidente, vendi do të shkojë në zgjedhje, gjersa shtoi se VV-ja do të marrë mbi 500 mijë vota.
Dushi i ka thënë Kurtit se ai mund t’i marrë 500 mijë vota në zgjedhje, por se prapë mbetet i paguximshëm që të marrë përgjegjësi dhe i paaftë të qeverisë vendin.
“Mundesh me i marrë edhe mbi 500 mijë vota në zgjedhje, por ti prap mbetesh i njëjtë, i paguximshëm me marrë përgjegjësi dhe i paaftë me qeverisë.
Ti prap improvizon diçka sa për t’u viktimizuar, gjen dhe shpall një fajtor, dhe vrap dezerton nga ajo çfarë të dhanë votuesit, besimin për të qeverisur ashtu siç iu premtove!”, shkroi Dushi në llogarinë e tij në Facebook.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.