×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i LDK-së i reagon Albin Kurtit: Mundesh me i marrë edhe mbi 500 mijë vota në zgjedhje, por ti prapë mbetesh i paaftë

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 10:22

    Zyrtari i LDK-së, Florian Dushi, ka reaguar ndaj kryeministrit, Albin Kurti, pasi ky i fundit tha se nëse opozita nuk e voton Vjosa Osmanin për presidente, vendi do të shkojë në zgjedhje, gjersa shtoi se VV-ja do të marrë mbi 500 mijë vota.


    Dushi i ka thënë Kurtit se ai mund t’i marrë 500 mijë vota në zgjedhje, por se prapë mbetet i paguximshëm që të marrë përgjegjësi dhe i paaftë të qeverisë vendin.

    “Mundesh me i marrë edhe mbi 500 mijë vota në zgjedhje, por ti prap mbetesh i njëjtë, i paguximshëm me marrë përgjegjësi dhe i paaftë me qeverisë.

    Ti prap improvizon diçka sa për t’u viktimizuar, gjen dhe shpall një fajtor, dhe vrap dezerton nga ajo çfarë të dhanë votuesit, besimin për të qeverisur ashtu siç iu premtove!”, shkroi  Dushi në llogarinë e tij në Facebook.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!