×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i PDK-së: Pas zgjedhjeve koalicion PDK – LDK, Veseli kryeministër, Haziri kryeparlamentar

    Reporteri
    14 Gusht 2019 | 8:15

    Sekretari i degës së PDK-së në Prishtinë, njëherë edhe zëvendësministr i Inovacionit Bujar Cakolli, përmes një statusi një rrjetin social Facebook, ka komentuar takimet e djeshëm të Isa Mustafës dhe Albin Kurtit.


    Cakolli ka shkruar se koalicion i ardhshëm pas zgjedhjve do të jetë PDK – LDK me kryeministër Kadri Veselin dhe kryeparlamentar Lutfi Haziri.

    “Fitues i këtyre zgjedhjeve do të jetë PDK, kurse nën trysninë e faktorit ndërkombëtar, koalicioni i ardhshëm qeverisës do të jetë PDK – LDK në krye me kryeministrin Kadri Veseli. Kryetari i parlamentit i takon LDK-së dhe sipas të gjitha gjasave ai do të jetë Lutfi Haziri”, ka shkruar ai.

    Shkrimi i plotë i tij:

    LDK duke iu frikësuar një koalicioni të PDK-së me ndonjë parti tjetër, po e shantazhon skenën politike duke proklamuar një koalicion të mundshëm LDK – VV.

    Mirëpo e vërteta është kjo. Tri subjektet më të mëdha politike PDK, LDK, VV do të shkojnë të vetme në zgjedhje parlamentare. Fitues i këtyre zgjedhjeve do të jetë PDK, kurse nën trysninë e faktorit ndërkombëtar, koalicioni i ardhshëm qeverisës do të jetë PDK – LDK në krye me kryeministrin Kadri Veseli. Kryetari i parlamentit i takon LDK-së dhe sipas të gjitha gjasave ai do të jetë Lutfi Haziri.

    Isa Mustafa menjëherë pas zgjedhjeve do të jap dorëheqje nga posti i Kryetarit të LDK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!