×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i PDK-së thotë se deklaratat e Kurtit janë si të Vuçiqit, Daçiqit e Sheshelit

    Reporteri
    23 Shtator 2020 | 10:39

    Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka thënë se deklaratat e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit janë përputhje me ato të Serbisë.


    Gjoshi përmes një shkrimi në Facebook, ka reaguar ndaj deklaratave të Kurtit, i cili mbrëmë tha se Dosjet e Speciales janë filma të Hashim Thaçit.

    ‘Kundër Republikës së Kosovës ka folur dhe e ka luftuar gati njejtë sa Aleksandër Vuqiqi, Ivica Daqiqi, Vojisllav Shesheli, e plotë të tjerë secili më i zi se tjetri. Njejtë si ta ka folur edhe kundër miqëve amerikanë, sa herë e ka pasë rastin”, ka shkruar ai.

    Postimi i plotë:

    DEKLARATAT E ALBIN K. GJITHMONË JANË NË PËRPUTHJE ME DEKLARATAT E SERBISË

    Miq të mi!

    Nëse e shikoni linjën e deklaratave të Albin K. të bëra përgjatë aktivitetit të tij politik – ato gjithmonë janë në përputhje me deklaratat e Serbisë ose i shkojnë shumë përshtat Serbisë.

    Kundër Republikës së Kosovës ka folur dhe e ka luftuar gati njejtë sa Aleksandër Vuqiqi, Ivica Daqiqi, Vojisllav Shesheli, e plotë të tjerë secili më i zi se tjetri. Njejtë si ta ka folur edhe kundër miqëve amerikanë, sa herë e ka pasë rastin.

    Edhe sot prapë i njejtë.

    Deklaratat e tij të mbushet mendja që po i përgatitin në Serbi.

    Askush deri më sot nuk e din përgjigjen lidhur me dosjet e Gjykatës Speciale, por ky njeri i kapluar nga konspiracionet dhe paranojat – ka përgjigje për gjithçka.

    As aktivistët e partisë së tij nuk kanë më nerva të dëgjojnë konspiracione dhe paranoja.

    Ky njeri që dikur çirrej në Kuvend >mos e votoni Specialen se nuk ju dorëzojmë< – sot nuk mundet ta mbajë maskën më gjatë. Të gjithë e dijmë se ai po rrin në një këmbë për eleminime politike. #Paranojak #Mashtrues.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!