×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i VV-së i thotë Selmanajt: Tregona faturat e shpenzimeve në Uashington, le çfarë buke ha Hoti

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 12:02

    Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj, mbrëmë ka deklaruar se kryeministri Avdullah Hoti e merr bukën me vete në punë.


    Ndaj kësaj deklarate të tij, ka reaguar zyrtari i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi i cili i thotë Slemanajt le të tregon faturat e shpenzimeve të delegacionit në Washington dhe le të dihet se çfarë ka hangër Hoti, e ku e ka ngjyer Dritoni dhe sa ka lënë bakshish Skenda, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i plotë:

    Driton Selamanaj sa thotë se me çfarë buke e han sandviçin Hoti, le të dërgon faturat e shpenzimeve të delegacionit në Washington më 4 shtator.

    Janë bërë 22 ditë nga kur deputetët tanë të Komisionit për mbikëqyrjen e financave publike kanë kërkuar dokumentet për shpenzimet e udhëtimit e qëndrimit në Washington dhe ende s’kanë marrë përgjigje.

    Le ta shohim çfarë ka hangër Hoti, e ku e ka ngjyer Dritoni dhe sa ka lënë bakshish Skenda.

    https://www.facebook.com/adnan.rrustemi.92/posts/10157398010030095

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!