×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i VV-së: Rama e Thaçi jane vëllezër politik, nuk kursejnë interesat kombëtare për arritjen e qëllimeve personale

    Reporteri
    19 Maj 2020 | 10:30

    Zëvëndësministri i Infrastrukturës dhe Ambientit Avni Zogiani i ka reaguar Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama i cili deklaroi se nuk e mendonte që veriu i Kosovës futet në administrimin e Serbisë në kohë pandemie.


    Zogiani tha se ai kurrë se ka ngritur zërin kur Thaçi po përpiqej që për interesa personale të dorëzonte pjesë-pjesë sovranitetin e Kosovës te shoku i tyre i përbashkët, Vuçiq.

    “Rama e Thaçi jane vellezer politik. Asnjeri nuk kursejne interesat kombetare per arritjen e qellimeve personale.” shkruan Zogiani në facebook.

    Njoftimi i plotë:

    Pas 20 vjeteve Rama flet per veriun e Kosoves!

    “Nuk e mendoja…. qe veriu i Kosoves futet ne administrim te Serbise ne kohe pandemie”, tha Edi Rama. Ai kurre se ka ngritur zerin kur Thaçi po perpiqej qe per interesa personale te dorezonte pjese-pjese sovranitetin e Kosoves te shoku i tyre i perbashket, Vuçiq! Madje nuk reagoi as kur Thaçi po e vendoste Serbine kembekryq ne Parlament me Listen Srpska. Mirepo, tashti kur Vetevendosje ua ka prishur matematiken kesaj treshes sulmon qeverine e Kosoves pse lejoi te vijne mjeke ne kohe pandemie. Rames nuk i pengoi kur Thaçi lejoi policine serbe te futet ne veri te Kosoves, as kur ai bashke me Isa Mustafen pergaditi nje shtet paralel me Zajednicen. Nuk i pengoi Rames kur Thaçi me njerezit e tij nepermjet tendereve publik i jepte Serbise dhjetera miliona euro, e as kur pikerisht per shkak te lidhjeve te te dyve me iportuesit e energjise sabotuan pavaresimin elektro-energjetik te Kosoves. Po atij i pengoka futja e disa mjekeve nga Serbia ne kohe epidemie.

    Pra, keshtu Rama zbuloi se Kosoven e shef njejt si Thaçi… e perdor per vete, per luftimin e armiqeve politik, dhe kurdo qe humb nje argument perdor Kosoven si bishtin patriotik per tu fshehur. Rama e Thaçi jane vellezer politik. Asnjeri nuk kursejne interesat kombetare per arritjen e qellimeve personale. Te dy jane te paturpshem, te dy jane te pameshirshem, te dy veprojne ne sfond te erret, te dy jane antidemokratik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!