×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i VV-së e gjen mënyrën për tu bërë lajm, sulmon mediat: Shumica ishin dhe janë produkt i krimit të organizuar

    Reporteri
    17 Prill 2021 | 22:50

    Përfaqësuesi i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi ka përdorur ndër etiketimet më të rënda për mediet në Kosovë.


    Kurteshi në një postim skandaloz në Facebook ka thënë se në Kosovë prodhohet “krim medial”.

    “Prandaj, nuk mund të ketë as përmbajtje, as shpërfaqje e as veprime të tjera nga krijuesit dhe sponzorët e vet. Krimi medial dhe i mediave në Kosovë nuk mund të mbetet temë tabu në Kosovë!

    Tregu medial në Kosovë nuk lirohet ngakrimi brenda vetes pa një katarzë të brendshme”, ka shkruar nder tjera Kurteshi.

    Postimi i plotë: 

    KRIMI MEDIAL NË KOSOVË!

    Krimi – nuk është informatë!
    Vjedhja – nuk është informatë!
    Mashtrimi – nuk është informatë!
    Gënjeshtra – nuk është informatë!
    Shpifja – nuk është informatë!
    Fyerja – nuk është informatë!
    Fshehja e vrasjeve politike nga pushteti vrasës – nuk është informatë!
    Përkrahja e vrasësve kriminelë – nuk është informatë!
    Arsyetimi i copëtimittë Kosovës – nuk është informatë!
    Zhvatja e pronës publike – nuk është informatë!
    Injoranca profesionale – Gënjeshtra – nuk është informatë!
    E shumë veprime të tjera kriminale – nuk janë informatë!
    As janë lajm!
    Janë thjeshtë krim njerëzor e ligjor!

    Fatkeqësisht, kjo është fytyra, përmbajtja, shpërfaqja dhe veprimi i shumicës së mediave, sidomos atyre audiovizuele dhe elektronike në Kosovë.

    Në këtë shumësi krimi medial, moti, shumë moti janë bërë gati të padukshëm gazetare/ët dhe mediat në kuptimin e mirëfilltë të fjalës.

    Mediat, shumica absolute e tyre ishin dhe janë njëkohësisht produkt dhe mashë e krimit të organizuar institucional të pushteteve njëzetvjeçare në Kosovë. Prandaj, nuk mund të ketë as përmbajtje, as shpërfaqje e as veprime të tjera nga krijuesit dhe sponzorët e vet.

    Krimi medial dhe i mediave në Kosovë nuk mund të mbetet temë tabu në Kosovë!
    Tregu medial në Kosovë nuk lirohet ngakrimi brenda vetes pa një katarzë të brendshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!