Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Gjakovës, Kreshnik Alija, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se Joseph John DioGuardi, ka konfirmuar se presidenti amerikan, Donald Trump e ka shkarkuar Richard Grenell nga pozita e të emëruar special për dialogun Kosovë-Serbi dhe sipas tij, në atë post e ka emëruar John Ratcliffe.
Alija i ka uruar të gjithë shqiptarët e Amerikës, për këtë arritje, që sipas tij, John Ratcliffe, është një mik i madh i shqiptarëve.
Shkrimi i plotë i Kreshnik Alilajt:
Një lajm i konfirmuar nga Lobi Shqiptar, dhe nga vetë DioGuardi në komunikim të drejtpërdrejtë.
Presidenti Trump e ka shkarkuar pëfaqësuesin e vetë për negociata ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, z.Grenel. Ate e zëvendëson z. Redclif një mik i madh i Lobit Shqiptar në Amerikë.
Urime të gjithë shqiptarëve të Amerikës, të cilët kontribuan për këte kthesë të madhe në dobi të demokracisë dhe të lirisë.
Urime z. Dioguardi. Urime Lobi Shqiptar në SHBA!
https://www.facebook.com/kreshniki.alijaj/posts/10157909054140465