×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari i VV-së: Turp për ata shqiptarë që e çuan UÇK-në në gjyq ndërkombëtarë

    Reporteri
    10 Nëntor 2019 | 19:32

    Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi ka reaguar pasi bashkëpartiaku i tij Rexhep Selimi, mori sot ftesë nga Gjykata Speciale.


    Zaimi përmes një postimi në Facebook ka shkruar se se shqiptarët që votuan për krijimin e kësaj gjykate duhet të turpërohen, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i plotë:

    Turp për ata shqiptarë që e çuan vetë UÇK-në në gjyq ndërkombëtar përballë akuzave të poshtra e dosjeve të stisura në Serbi.

    Gjithnjë përkrahim me respekt ata si Rexhep Selimi, që luftuan trimërisht për çlirim, nuk e turpëruan UÇK-në në paqe, e që tash përballen me valën e re të antishqiptarizmës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!