×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtari serb s’ka fare dyshim: Vuçiq mori pjesë në vrasjen e Oliver Ivanoviqit

    Reporteri
    15 Tetor 2020 | 9:10

    “S’kam asnjë dyshim se Aleksandar Vuçiq, mori pjesë në vrasjen e Oliver Ivanoviq në kuptimin se së paku e kishte ditur se kjo do të ndodhte, kishte mbyllur sytë, kapsitur syrin, kishte thënë amin, ndoshta edhe e kishte porositur një zot e di, hapur e them dhe le të më padisë” tha Sergej Trifunoviq para kuvendit serb.


    Ish lideri i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë në Serbi, Trifunoviq, bashkë me rreth 20 aktivistë të kësaj organizate ishte pjesëmarrës në performancën e tyre në sheshin para Kuvendit të Serbisë ku po shënonin 1 mijë vija të kuqe që simbolizojnë ditët prej vrasjes së liderit opozitar serb Oliver Ivanoviq.

    Kryetari i Nisma Qytetare “Liri, demokraci, drejtësi” Oliver Ivanoviq ishte vrarë me 16 janar të 2018’s në Mitrovicën e Veriut nga doras ende të panjohur. Prokuroria Speciale e Kosovës ka emëruar disa të dyshuar për vrasjen e tij, mes tyre nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojçiq.

    “Unë e kam të qartë një gjë, e ajo është se pushteti që kreu fushatën dhe kishte nxitur kundër Oliver Ivanoviqit, pra Aleksandar Vuçiq, Ana Brnabiq, Marko Djuriq, i gjithë ekipi që hidhte gurë e dru, me muaj e muaj i kishte vizatuar cak në ballë, e pastaj e qanin mbi varrin e tij, siç ndodhë në tragjeditë e mëdha, e ky pushtet tani heshtë për tre vite” tha Trifunoviq.

    “Hapur ju a them, s’kam asnjë dyshim se Aleksandar Vuçiq, mori pjesë në vrasjen e Oliver Ivanoviq në kuptimin se së paku e kishte ditur se kjo do të ndodhte, kishte mbyllur sytë, kapsitur syrin, kishte thënë amin, ndoshta edhe e kishte porositur një zot e di, hapur e them dhe le të më padisë” tha Trifgunoviq për portalin serb Nova.

    A ka lëvizur gjë diçka- jo konstatoi Trifunoviq.

    Sipas tij, është shumë me rëndësi që në vazhdimësi të shtrohet pyetja se kush e kreu vrasjen dhe pse e bënë.

    “Pasi nesër mund të jini ju, mund të jem unë, ndoshta të gjithë ne, e kur të vjen për ne nuk do të mbetet askush për të pyetur. Të ndryshojmë diçka në shoqërinë tonë duhet vazhdimisht të shtrojmë pyetje të caktuara, për shembull – kush e vrau Oliver Ivanoviqin?”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!