×
  • Lajme
  • Lajme

    Zyrtarja e AKR-së: Kurti të izolohet në Qendër të Studentëve

    Reporteri
    11 Maj 2020 | 13:19

    Rejhane Vuniqi, Zyrtare nga AKR-ja, ka reguar pasi Kryeministri në detyrë deklaroi se është vetizoluar pasi dyshon se është i infektuar me coronavirus.


    E njejta ka kërkuar nga Kurti që të izolohet në karantinë në Qendrën e Studentëve

    Vuniqi ka shkruar në Faebook se si kryeministër më mirë do të ishte të shkonte në karantinë në Qendrën e Studentëve.

    “Si Kryeministër i zgjedhur “nga populli” dhe “për popullin” ndoshta do të ishte mirë që edhe ai të shkonte në Qendrën e Studentëve që të karantinohet dhe të bashkëndjejë “me popullin”. Biles tani do ta kishte më të lehtë sepse kohëzgjatja e qëndrimit është vetëm 7 ditë dhe nuk është më 14 ditë siç ishte deri para disa ditësh. Jam e sigurt që me këtë veprim do të fitonte edhe më shumë simpati “nga populli”, ka shkruar ajo.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!