×
Live / INSTANT

Sondazhi në Facebook: LDK e para me 46%, shumë larg tyre LVV’ja me 32 përqind

Reporteri
19 Janar 2024 | 23:33

Ka shkuar në mbi 8500 numri i ndjekësve të gazetës online Reporteri.net që deri më tani kanë votuar në sondazhin online të hapur në faqen e mediumit në Facebook, me pyetjen “Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, për kë do të votonit?”.

Befasi e këtij sondazhi, deri më tash, është Lidhja Demokratike e Kosovës. Partia e Lumir Abdixhikut po prinë në këtë sondazh, me 46% të votave në facebook.

Shumë larg me përqindje, pas LDK, radhitet Lëvizja Vetëvendosje. Partia e kryeministrit Albin Kurti del me 32% të votuesve në sondazhin online të gazetës online Reporteri.net.

Të tretet në këtë sondazh, aktualisht janë koalicioni AAK/NISMA me 14%. Të fundit, PDK me vetëm 7%.

Sondazhi po vazhdon. Rezultatet po ndryshojnë shpejtë, dhe ne, gjatë 24 orëve të ardhshme, do t’ju mbajmë të përditësuar me rezultatet e sondazhit online.

Ndryshe, sonte faqja e “Reporteri” është shndërruar në “popular now” në Facebook, pasi ky sondazh është “trend” dhe ajo se çfarë po flitet më së shumti në rrejte sociale këtë mbrëmje.

VËMENDJE: Pjesëmarrës/votues në këtë sondazh online janë ‘users’ të regjistruar në Facebook dhe që ndjekin faqen “Reporteri” në Facebook. Vërtetësia e tyre mbetet e paverifikuar, sikurse edhe sondazhi online dhe rezultatet e tij nuk pretendojnë se janë kredibile dhe as se janë të zhvilluara sipas formulave dhe teknikave shkencore të matjeve të opinionit publik/sondazheve.

Lajmi në Zhvillim
Befasi në sondazhin në Facebook: Garë e ngushtë për të parin mes LVV’së e LDK’së, bashkimi AAK e NISMA jep rezultat pozitiv
19 Janar, 2024 - 22:16

Rreth 5500 ndjekës të gazetës online Reporteri.net deri më tani kanë votuar në sondazhin online i hapur në faqen e mediumit në Facebook, me pyetjen “Nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, për kë do të votonit?”.

Në më pak se dy orë orë nga hapja këtij sondazhi, rezultati është befasues dhe i ngushtë mes dy partive që rezultojnë të parat. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës po prijnë dhe janë shumë afër njëra tjetrës, sipas rezultateve të deri tanishme të këtij sondazhi.

Të dy partitë kanë grumbulluar nga 36% të votave, secila, të pjesëmarrësve në këtë sondazh. Me numër të votave, LVV-ja është shumë pak para LDK-së. Partia e Albin Kurtit ka marrë deri tash 2,042 vota, ndërsa ajo e Lumir Abdixhikut 1,974 sosh.

Befasues, sondazhi në facebook del edhe sa i përket mbështetjes së koalicionit AAK-NISMA, i zyrtarizuar dje mes Ramush Haradinajt e Fatmir Limajt. AAK/NISMA, sipas sondazhit në faqen e Reporteri.net në facebook, deri më tani ka 18% të mbështetjes nga profilet që kanë votuar në sondazh.

E fundit radhitet PDK’ja me 9%. Në total, deri më tash kanë votuar 5485 ndjekës të gazetës online Reporteri.net.

Sondazhi po vazhdon. Rezultatet po ndryshojnë shpejtë, dhe ne, gjatë 24 orëve të ardhshme, do t’ju mbajmë të përditësuar me rezultatet e sondazhit online.

VËMENDJE: Pjesëmarrës/votues në këtë sondazh online janë ‘users’ të regjistruar në Facebook dhe që ndjekin faqen “Reporteri” në Facebook. Vërtetësia e tyre mbetet e paverifikuar, sikurse edhe sondazhi online dhe rezultatet e tij nuk pretendojnë se janë kredibile dhe as se janë të zhvilluara sipas formulave dhe teknikave shkencore të matjeve të opinionit publik/sondazheve.

Shpërndaje:
Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!