×
  • Mjekësi
  • Mjekësi

    Keni stres? – Këto janë disa nga ushqimet që iu ndihmojnë ta kaloni

    Reporteri
    10 Dhjetor 2021 | 14:36

    Stresi, frika dhe ankthi janë të pranishëm në jetën e pothuajse çdokujt, varësisht prej rrethanave.

    Dikush me shumë e dikush me pak kalon në momente, ditë ose periudha të jetës me të vështira, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Por, cila është mënyra më e mirë për të përballuar stresin?

    Dietologia, Lovneet Batra, ka treguar disa nga ushqimet të cilat mund të ndihmojnë të kaloni stresin me lehtë.

    Sipas saj ushimet e pasura me Omega 3, ushqimet me magnez dhe kalium dhe vitamina D janë mënyra më e shëndetshme e tejkalimit të stresit.

    “Ankthi është një gjendje e përhapur, që prek miliona njerëz në mbarë botën. Simptomat ndryshojnë, dhe disa njerëz i përjetojnë ato vetëm herë pas here. Në shumë raste, mjekimi shpesh kërkohet si kursi kryesor i trajtimit. Por, ka disa ushqime që mund të hani që mund të ndihmojnë në funksionimin e trurit dhe të ulin ashpërsinë e simptomave tuaja, kryesisht për shkak të vetive të tyre të rritjes së trurit”- ka thënë Batra.

    Dietoloigia Lovneet po ashtu shtoi se marrja e rrezeve të diellit për afro 15 minuta në mëngjes është formë e mirë e përballimit të stresit./Gazeta Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!