×
  • Mjekësi
  • -->
    Mjekësi / Viruset

    Një variant i ri i COVID-it po përhapet shpejtë nëpër botë, thotë OBSH-ja

    Reporteri
    20 Dhjetor 2023 | 18:02

    Një nënvariant i llojit Omicron i koronavirusit, është klasifikuar si variant që po përhapet me shpejtësi nëpër mbarë botën, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë, OBSH, shkruan BBC, transmeton Reporteri.net.

    JN.1, është zbuluar në shumë vende të botës, përfshirë Indinë, Kinën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Rreziku për publikun, thotë OBSH, aktualisht është i ulët dhe vaksinat aktuale vazhdojnë të ofrojnë mbrojtje te njerëzit.

    Por OBSH-ja tutje paralajmëron se COVID dhe infeksionet tjera mund të rriten shumë këtë dimër.

    Edhe viruset respiratore si gripi, virusi sincicial i frymëmarrjes (RSV) dhe pneumonia e fëmijërisë janë gjithashtu në rritje në hemisferën veriore.

    Virusi që shkakton COVID po ndryshon vazhdimisht me kalimin e kohës dhe ndonjëherë kjo çon në zhvillimin e varianteve të reja.

    Omicron ka qenë varianti dominues global për disa kohë./Reporteri.net/

     

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!