Edhe pse mund të duket një aspekt i parëndësishëm, koha kur vaksinoheni është e rëndësishme.
Një studim i publikuar në “Journal of Biological Rhythms” ka zbuluar se njerëzit që marrin injeksionin kundër COVID-19 pasdite, kanë nivele më të larta të antitrupave. Arsyeja është se, sipas të dhënave të marra, ritmet e zemrës ndikojnë në vaksinë.
“Studimi ynë ofron prova se koha e vaksinimit ndikon në përgjigjen imune ndaj vaksinës SARS-CoV-2, gjetje që mund të jenë të rëndësishme për optimizimin e efikasitetit të vaksinës”, thotë Elizabeth Klerman, studiuese e Spitalit të Massaçusetsit.
Studimi ka marrë si kampion 2190 punonjës shëndetësorë nga Mbretëria e Bashkuar, të cilët kanë qenë asimptomatikë në momentin e vaksinimit. Është marrë parasysh jo vetëm koha e marrjes së injeksionit, por edhe lloji i vaksinës, gjinia, mosha, madje edhe numri i ditëve pas administrimit të dozës. U zbulua gjithashtu se antitrupat ishin më të larta tek ata që morën vaksinën Pfizer, te gratë dhe tek të rinjtë.
Ndërkohë, në rastin e vaksinës së gripit, situata është krejtësisht e kundërta, pasi një studim tjetër zbuloi se meshkujt e moshuar që vaksinoheshin në mëngjes kishin më shumë antitrupa sesa ata që e bënin vaksinën pasdite.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.