Autor: Enxhi Nasto
Rrudhat e tua janë dëshmia e vetme e të qënit një mbetje fosile e politikës shqiptare. Ato vijëzime të rrudhave në fytyrën tënde tregojnë veçse rrugë të jetës pa krye, pa ndërgjegje, pa arsye të shëndoshë, pa përgjegjshmëri njerëzore.
Rrudhat e tua nuk janë fisnikëri. Ato janë shëmtia e një kufome politike që ecën ende e gjallë në rrugët e kësaj Shqipërie të mjere ku vazhdon të nxisësh tensione të forta midis njerëzve sepse të dhëmb lëkura jote.
Ajo që është kauza jote nuk mund të jetë e askujt tjetër. Nuk mund të jetë kauza e asnjë shqiptari që zgjedh të ndërtojë jetën e tij mbi shpatullat e veta në këtë vend. Gjykimi yt nuk është zëri i drejtësisë për shqiptarët, sepse ti e ke përdhunuar me kohë ndërgjegjen tënde dhe të çdo demokrati në këtë vend.
Gjykimi yt është veçse një gjimnastikë e gënjeshtrës, sepse ti nuk rron dot me të vërtetën. Rrudhat e tua nuk mund të jenë udhërrëfyes i asnjë të riu o Sali, sepse ne të rinjtë nuk mund të jemi si ti. Sa nga ne kishe në ditën e protestës tënde? Sa nga ne e perceptojnë njëlloj si ti kundërpërgjigjen e dhunshme ndaj selisë së Partisë Demokratike?
Në epokën tënde të dikurshme, ti punove për të ndërtuar parajsën e fëmijëve të tu dhe nuk mendove për të ardhmen e askujt tjetër; dhe sot ti nuk mund të ngrihesh dhe të flasësh në emër të shqiptarëve për të rifituar pushtetin e humbur.
Jeta mbi tokë është një qëndrim i përkohshëm për secilin prej nesh. E di për çfarë do të mbahesh mënd kur një ditë të mos jesh më? Do kujtohesh si hajduti i kohës tonë!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.