×
Opinione

A ka ardhur koha të zgjoheni nga gjumi shumëvjeçar!

Reporteri
16 Tetor 2021 | 11:00

Autor: Musa Ahmetaj


Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës, deri më tani ka një histori të bujshme. Ajo në gjiun e vet i ka degët nga të gjitha profilet si: ajo e arsimit, shëndetësisë, administratës publike, gjyqësorit, hotelerisë, minatorëve, bujqësisë e shumë e shumë të tjera. Historiku i saj nëpër vite është dhe mbetet rezistencë e pa thyeshme e punëtorisë. Kjo sindikatë ka kaluar nëpër shumë e shumë barriera por asnjëherë (deri vonë – tani) nuk është thyer.

Për këtë, dëshmitarë më të mirë janë veprimtarët e kësaj sindikate, që në mënyrë vullnetare dhe pa ndonjë shpërblim a kompensim material derdhën djersë, e shumica e tyre tani janë ose në pension ose edhe të ndjerë.

Nuk do të lëshohemi në BSPK-në, punën dhe aktivitetin e saj të sotëm, por vetëm në Sindikatën e Pavarur të Organeve të Judikaturës, ku këtë degë e përfaqësojnë punëtoria e gjyqësorit dhe të prokurorive të Kosovës.

Kjo degë në gjiun e vet ka një numër të konsiderueshëm të anëtarësisë, ku aktivitetin e vet e ka zhvilluar në kuadër të Statutit dhe Rregulloreve të veta, gjithnjë duke u bazuar në situatat e punëtorisë.

Madje, që nga ndarja e saj nga Sindikata e Administratës, si degë në vete ka pasur aktivitete të ndryshme sindikale nëpër kohë. Aktivitetet kanë qenë të shumta, e shpesh edhe ndoshta edhe jo të mira,, por të nevojshme dhe të detyruara, duke organizuar edhe greva të shumta , vetëm e vetëm për mirëqenien e punëtorisë.

Por, kjo sindikatë, si duket viteve të fundit ekziston vetëm në letër, e anëtarësia e saj fare nuk është e njoftuar për ndonjë aktivitet sindikal.
Këtë e themi sepse jemi dëshmitarë të kohës, se sa vite kanë kaluar e paga e punëtorisë nuk ka lëvizur fare. Madje edhe kur i krahasojmë edhe rritjet e çmimeve për të gjitha produktet, kurse rroga mujore e punëtorisë mbetet e njëjtë, kurse këta e tyre nga dita në ditë po vështirësohet dhe keqësohet.

Këtë fakt për rritjen e çmimeve dhe të gjendjes së vështirë të punëtorisë të kësaj dege të sindikatës, nuk e dijnë mire se kryetari i saj, i cili përveç rrogës –pagës mujore që merr nga punëdhënësi i saj Këshilli Gjyqësor i Kosovës, merr edhe një page “shumë modeste “prej 300 ,oo euro në muaj nga anëtarësia e kësaj sindikate, të cilën nga pagat e tyre shumë modeste ndajnë anëtarësinë për sindikatë. Kurse shuma prej 300 euro, në këtë kohë të pa kohë, për secilin është “një infusion” shumë i mire dhe i mire se ardhur për secilin. Ndoshta edhe për juve i nderuari kryetar!

Prandaj, publikisht ju ftoj i nderuari kryetar i kësaj sindikate, (kësaj here po ju kursej me emër dhe mbiemër) zgjohu nga gjumi dhe reflekto diçka për këtë anëtarësi shumë të rrezikuar.

E di , që ti nuk mundesh t’i rritësh pagat e punëtorisë, por statute dhe rregulloret ta lejojnë të merrni vendime për një trysni ndaj atyre që janë kompetent për rritjen e pagave! Së paku, bazohu dhe meerni mësim nga Sindikata e Arsimit, ajo e Shëndetësisë……!

Nëse ju mendoni se keni zhvilluar aktivitetet sindikal për të mire e punëtorisë së kësaj dege, është mire të ta tregoni cilat aktivitete keni pasur dhe çfarë të mira ka pasur kjo punëtori- anëtarësi në këto dy vitet e fundit që e keni “marrur” mandatin për të udhëhequr!

Prandaj, i nderuari kryetar , e nderuara kryesi , ju kisha propozuar të zgjoheni nga gjumi shumëvjeçar!

*Autori është anëtar i sindikatës së Judikaturës së Republikës së Kosovës.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!