×
Opinione

Disa ndryshime të vogla në standardin e shqipes – për një komunikim më të qartë

Reporteri
10 Shkurt 2020 | 21:04

Autor: Qëndrim Morina


Formimi i gjuhës standarde shqipe ka kaluar nëpër një rrugë historike të gjatë më se një shekull. I tërë ky proces ka qenë i kushtëzuar dhe i ndikuar nga shumë rrethana dhe faktorë të ndryshëm: historikë, politikë, shoqërorë, kulturorë, etj. Për formimin e gjuhës standarde idetë e para qenë shfaqur në kohën e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, do të thotë nga mesi i shek. XIX.


Kongresi i Drejtshkrimit qe mbajtur më 1972, në të cilin u kodifikua një tufë rregullash, duke favorizuar dialektin tosk, që ishte kokë e këmbë veprim politik, me shumë pak, ose fare argumente shkencore.

Duke e favorizuar një dialekt, jo domoes ish dashtë me injoru një tjetër, këtë rast gegërishten, që është po aq i pasur, në mos më i pasur, por rregulla e standardizimit thotë që njërit duhet t’i jepet prestigj dhe këtë e mori toskërishtja.

Tash, jemi në vitin 2020, do të thotë 48 vjet prej kodifikimit të gjuhës standarde. Pra, në këto 48 vjet, njerëzit dhe gjuha kanë evoluar. Nuk janë të njëjtë, për shkak të rrethanave.
Prandaj, nuk duhet të kemi një qasje të para 48 vjetëve, por duhet parë të tashmen, sepse gjuha zhvillohet edhe pa na pyetur neve.

Dhe, nuk mund të kemi një mendim të prerë, thuajse jetojmë në vitin 1972, në kohën e Enver Hoxhës. Madje, shqipen standarde, nuk duhet ta konsiderojmë si dicka të paprekshme, diçka të tillë si flaka, pra nuk duhet të jemi inferiorë, por ta studiojmë me aq dije që kemi, ta mësojmë e ta ruajmë aty ku duhet. Por, nuk duhet shpallur tradhtar dikë që nuk di të flasë mirë, e as nuk duhet dënuar dikë që nuk di të shkruajë drejt.

Personalisht, duke u marrë me disa studime sociolinguistike në shkolla fillore, kam parë që nxënësit ndihen si të hutuar dhe të pasigurt kur flasin gjuhën standarde. Ata kanë një përzierje mes gjuhës së nënës (që njihet gjuha 1) dhe gjuhës standarde (gjuha 2). Asesi nuk pohoj se gjuha standarde është e parëndësishme. Jo. Padyshim ajo është një nga vlerat tona kombëtare.

Por që a do pak ndryshime? Sigurisht që po.

Për të mos e zgjatur shumë, sepse të gjitha këto e kam ndërmend t’i përmbledh’ në një punim të vetëm, po paraqes vetëm disa ndryshime të vogla të cilat sipas meje janë të rëndësishme për një komunikim sa më të qartë.

P.sh. para disa dite, teksa po pija kafe në një nga kafenetë e Prishtinës, dëgjova rastësisht një ‘kritikë’ të një profesori kur e qortonte kolegun e tij që tha shumësin e fjalës ‘student’ – studenta dhe jo ‘studentë’. Nëse e këqrim në një aspekt, profesori kishte të drejtë sepse po paraqiste atë rregull të vitit 1972, por në një aspekt tjetër, ai nuk është gabim prej të mëdhenjve.

Madje, unë në punimin që po përgatis, kam propozuar që emrat: student, profesor, doktor, fjalor, etj. shumësin ta formojnë me ‘a’ dhe jo me ‘ë’. Pra, do të kishim: studenta, profesora, doktora, fjalora, etj.

Tjetër, një propozim i dytë do të ishte që fjala: ‘nipër’, shumësin ta formojë me ‘a’ dhe jo me ‘ër’. Pra, do të kishim ‘nipa’ dhe jo ‘nipër’.

Tjetër propozim do të ishte edhe heqja e emrave ambigjenë, të cilët edhe prof. Selman Riza ka sugjeruar të mos përdoren. Në vend të: “Male të larta” do të kishim “male të lartë”, tregime të tjera” do të kishim “tregime të tjerë”, “fakte të drejta” do të kishim “fakte të drejtë”, etj.

Pra, të mos e marrim standardin si diçka të paprekshme, por as të mos kuptohet që me këto ndryshime të vogla duam ta shpërfillim, por ta përmirësojmë me aq sa mundemi, për një komunikim sa më të mirë e të qartë.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!