“Mbinjeriu i Niçes” mendon veten e tij tragjike teksa tmerrohet nga e qeshura e audiencës

Autor: Adelinë Nitaj


Tetori ka sjellur në kinematë botërore “Joker”, e skripta ka përmbajte më të veçantë se asnjëherë më parë të “Konceptimit aksidentalist të heroit” si pikënisje e temës së filmit.


Arthur Fleck jeton në vitin 1981 në qytetin e Gothamit. I margjinalizuar e i ngacmuar, ai ëndërron të bëhet një komedian i njohur  megjithëse nuk e ka idenë se çfarë do të thotë “komikja për shoqërinë tashmë ”.

Jeta mesatare i krijon atij ditë të këqija një mbas një. Kur qyteti dështon të ofroj ndjenjën e sigurisë e të mirëqenies publike për të, personazhit fillojnë t’i përkeqësohen krizat nervore që e shndërrojnë atë më pas në një të sëmurë me çrregullime psikike, e me një qeshje të pazakontë.  Traumat e fëmijërisë vetëm sa rriten në ambientin negativ të qytetit.

Gotham identifikohet me katastrofë sociale, politike dhe morale të tillë që “superstruktura ideologjike” normat e sjelljes, mënyra e të menduarit dhe komunikimi nuk mund t’i bëjnë ballë.

Arthur duhet të kujdeset për nënën e tij të sëmurë Penny, që nuk arrin të siguroj as shërbimet bazike të kujdesit shtetëror. Ai në takim me psikoterapisten e tij mes një dialogu të trishtë “ata nuk duan të ia dinë për njerëz si ne” informohet mbi vendimet e politikave djathtise për reduktim të shërbimeve për mirëqenien sociale, pensionet, këshillimin, dhe shërbimet psikologjike në Gotham.

Anatomia ka epërsi ndaj artit, sepse prej saj nuk burojnë qëllime të mëvetësishme dhe as kritere të pavarura të së mirës dhe së keqes, të së vërtetës dhe gënjeshtrës, dhe nuk bie ndesh më muret religjioze që kemi ngritur për t’u mbrojtur nga dyshimet tona, nga dëshpërimi, dhe nga të gjitha pasojat e tmerrshme të mospërshtatjes.

Realiteti i të pasurve ka epërsi mbi realitetin e të varfërve, e vërteta e të pasurve vlen më shumë se e vërteta e të varfërve, një fëmijë ka më shumë epërsi ndaj jetës sesa një njëri me plotë vendime të gabuara në moshë mesatare, një burrë me autoritet ka epërsi mbi një grua të dashurar, një psikoterapiste ka epërsi ndaj një pacienti me çregullime nervore, një e qeshur normale ka epërsi ndaj një të qeshure të pazakonshme, një stand up komedi e një profesionisti ka epërsi ndaj një stand up komedie amatorekse, një i vdekur i klasës së pasur ka më shumë epërsi ndaj një të gjallë të varfër që dëshiron të vdesë çdo ditë. Ky raport epërsish, është kontavers dhe herë herë ndryshon në skena të ndryshme të filmit. Arthur Fleck nuk mund t’I rezistoj këtyre përjetimeve siç bënë për shembull Bruce Wayne tek Gotham’s dark knight.

Çfarë të bëjë që të mos e shtypin?. E merr një ditar çdo ditë, dhe shkruan fillimisht që ka dëshirë të jetë I lumtur, të ketë pushtet ose dituri. Fillon të provoj të realizoj këto… por ka faktorë që e pengojnë ai nuk është zot i situatës më. Përpjekjet e tij pa sukses ndër vite të kaluara jetë shënojnë kulmin e tyre me largimin e tij nga puna, një një moment të pa planifikuar mirë. Kush do të sillte armë në një ambient me fëmijë? Këtu shohim paralelizmin që bënë regjisori me shkollat amerikane, ku për çdo vjet afërsisht 13,000 nxënës humbin jetën si pasoj e të shtënave me armë në shkolla.

[1] Joker mundohet të na informoj mbi krizat morale ekzistuese të shoqërisë, e megjithatë ne i injorojmë këto sinjalizime duke I quajtur qesharake. Kur bota e tjetërson, personazhi fillon t’i hakmerret. Ai ndjekë një nënë vetushqyese të margjinalizuar, dhe e bënë të duket edhe më e viktimizuar se vetë ai, por prapë ne s’e vërejmë, qeshim pa pushim me skenat e errëta të qytetit. Arthur na tregon heroin e tij, ëndrrën e ekranit televiziv, e ne qeshim me motivin e tragjedisë ditore. Cdo gjë është vetëmohuese, madje edhe dëshira për vetëmohim. Kur këto të qeshura nuk ndalojnë Arthur vret heroin e tij në një emisionin live.

Ekrani na shfaqë në atë moment njeriun modern, që ka humbur sot ndenjën ndaj admirimin për njerëz,  dhe sheh më shume sesa spektri egocentrik I depresionit kolektiv në të cilin jeton.

Dekonstruktivizmi individual smund të krijoj identitet të ri. Ai largon edhe pjesë të identiteti ekzistues derisa nuk I tjetërson ato. Kështu Arthur, nuk mund të largohet nga identiteti që ka, një klloun I dështuar.

Shkatërrimi i miteve se të gjithë duhen të jenë superheronj mbi konstrukte shoqërore ndodhë sa herë Arthur zbret shkallët dhe shfaqet si një “ klloun i dështuar” që feston jetën.

Ai është delusional, nuk ka arritje të mëdha në jetë, ditari është më shumë nevojë për vetëreflektim, për rikujtim të vetës arsyen pse duhet të përballet me këtë dhimbje të pashmangshme. Ideja e jetesës së mjerimit bëhet e pranueshëm vetëm kur mjerimi fillon të bëhet rutinë. Ai as s’mund të dojë botën më shumë se bota atë, as s’mund të pres që bota të detyrojë të jetë i lumtur sipas mënyrës së saj.

Fillon të mos ndjejë përgjegjësi për vrasjet që shkakton, në rrethana të cilat i shkakton. Justifikon çdo veprim të tij përmes mohimit total. E ne? Mundohemi çdo ditë të grabisim një  vendi privilegjues mes klasa për të mos u identifikuar si dështak. Kemi dështuar të analizojë kujdesshëm rrjedhat e jetës së një individi, vetëm “kryqëzojmë moralisht” vendime të të tjerëve për jetën, pa mirëkuptuar mangësitë morale, intelektuale apo fizike si pandershmëria, padija apo varfëria.

Nuk po arrijmë ta bëjmë dallimin e kufirit ekzistues ndërmjet zgjedhjes së lirë të individit, dhe përcaktueshmërisë së domosdoshme natyrore apo sociale.  Vazhdojmë të qeshim pa pushim me situatat e ndjeshme të realitetit ditor, me rrethanat ekzistuese që kemi krijuar, dhe që nuk varen nga individi si subjekt i moralshëm. Të gjithë kemi faj në “kllounët që formojmë”, qeshim dhe s’jemi aspak zbavitës.

“Çka përfitojmë kur e anashkalojmë një të sëmurë mendor e shoqëria e braktisë dhe e trajton si një leckë” Individualizmi e tjetërsimi i njeriut modern, ka zbehur sot ndenjat e mëshirës dhe trajtimin njerëzor. Ka shumë njerëz që mendojnë se bota po i trajton më keq sesa që e meritojnë. Numër i konsiderueshëm i njerëzve e shohin veten në sytë e karakterit të Phoenix’s.

Bota është shumë e zënë më prodhim, konsumeri dhe fitim neto, dhe këtë sa më shumë, sa më shpejtë dhe sa më lehtë.  Audienca e “Joker” e ka të ulur dikund mes rreshtash mbinjeriun e Niçes, i cili tmerrohet teksa dëgjon të qeshurat , nuk ka mëshirë, padyshim, sepse nuk mund të pranojë as veten.

Ai vazhdon të ëcë përkundër rrjedhës së jetës, gjithnjë provon, humbja për të është e pajustifikuar njëjtë si këto të qeshura monotone. Teksa njihet me dështimin kolektiv provon të këndellet prej dritave të ekranit, dhe me me gjysmë zëri thotë “Sikur të kishim dhe një mundësi të dytë edhe sa klloun të tillë do të ndërtonim?!”.

[1] https://www.pbs.org/newshour/extra/student-voices/how-teens-want-to-solve-americas-school-shooting-problem/