×
Opinione

Më pak njerëz po besojnë në Zot dhe nuk është për shkak të shkencës

Reporteri
27 Tetor 2021 | 19:13

Autor: Linda Woodhead MBE


Britania është një nga vendet më laike në botë. Besimi në zot ka ardhur në rënie, tregojnë sondazhet. Në vitin 1961, kur një pyetje për Zotin u përfshi në një sondazh nga National Opinion Polls, 91% e britanikëve shprehën se kishin besim. Deri në vitin 2018, sipas sondazhit të Qëndrimeve Sociale Britanike, kjo kishte rënë në 55% të popullsisë, me 26% që tregonin se nuk kanë besuar kurrë në zot.

Megjithatë, këto shifra tregojnë se shumica e britanikëve ende besojnë. Besimi në Zot ka rënë më pak se aspektet e tjera të fesë, si përkatësia në një kishë dhe pjesëmarrja në ritualet e saj. Feja e organizuar ka humbur pasuesit më shpejt se Zoti!

Kjo sugjeron, se humbja e besimit në Zot nuk është arsyeja kryesore që njerëzit largohen nga feja e organizuar. Është po aq shpesh anasjelltas, njerëzit që nuk i përkasin një feje kanë më pak gjasa të besojnë në Zot. Nëse familja juaj nuk është fetare dhe ju jeni rritur pa ndonjë kontakt kuptimplotë me një grup fetar, ka më pak gjasa të besoni.

Pra, arsyeja kryesore për rënien e besimit është se më pak njerëz janë të kulturuar dhe socializuar në besim. Ata nuk janë rritur me strukturat e besueshmërisë (normat më të gjera sociokulturore dhe kornizat e kuptimit) që gjenden në shoqëritë më fetare.

Nuk është vetëm se të folurit për Zotin është bërë i rrallë edhe në shkolla, universitete, vende pune dhe media, por mund të jetë edhe tabu. Njerëzit që besojnë në Zot shpesh shqetësohen se mos shihen si të çuditshëm ose jo inteligjentë. Ateistët e sigurt i përforcojnë këto pikëpamje negative.

Ka edhe kundërshtime filozofike ndaj besimit, si i ashtuquajturi ‘problemi i së keqes’, i cili pyet se si një Zot i gjithëfuqishëm dhe dashamirës mund të lejojë të keqen dhe vuajtjen. Kjo nuk është një problem për ata që besojnë se ka shumë perëndi dhe shpirtra (të cilët nuk janë të gjithë të mirë apo të gjithëfuqishëm), por është një problem për disa forma të monoteizmit.

Pluralizmi shpirtëror

Në Britani, ateistët dhe besimtarët e sigurt mbeten pakicë në shoqëri. Ata mund të jenë më të zëshmit, por janë më të shumtë nga njerëzit besojnë në forca dhe fuqi të padukshme, në Zot dhe perëndi, ose që thjesht mendojnë se ka ‘diçka më shumë atje. ‘.

Edhe pse ka të ngjarë që tendenca rënëse e besimit të vazhdojë, kjo nuk është e pashmangshme. Besimi në Zot nuk është një gjë statike dhe mënyra se si njerëzit e përjetojnë dhe e kuptojën Zotin është e ndryshme. Është e vërtetë që strukturat e besueshmërisë së krishterë për një lloj të caktuar monoteizmi kanë qenë në rënie. Por rritja e pluralizmit fetar, toleranca dhe mënyra se si format e reja të spiritualitetit kanë hyrë në kulturën e zakonshme ofrojnë lloje të reja besueshmërie dhe mënyra të reja për t’u përballur me hyjnoren.

Skenari më i mundshëm për besimin në Britani është rritja e diversitetit, me grindje midis një sërë qasjesh të ndryshme fetare, jofetare dhe ateiste.

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!