×
Opinione

Pse mu kërkua të dënoj dhunën islamike disa ditë pas sulmit në Christchurch?

Reporteri
18 Mars 2019 | 22:46

Autor: Latifa Akay


Më shumë se dy ditë pas masakrës së tmerrshme ndaj 50 myslimanëve në dy xhami në Zelandën e Re, në një intervistë për BBC, u pyeta nëse mendoj se komunitetet myslimane në Britani të Madhe po bëjnë mjaftueshëm për të dënuar ekstremizmin islamik.


“Ka një problem të drejtpërdrejtë këtu – një nga arsyet që një pjesë e kësaj gjuhe është bërë e zakonshme është qartë për shkak të dhunës islamike dhe ekstremizmit islamik që ka ndodhur – një nga kritikat që dëgjojmë në këtë vend është se nuk ka kritika të mjaftueshme nga komuniteti i zakonshëm islamik në lidhje me këtë çështje – çfarë mund të na thoni ju për këtë?”

Zakonisht nuk do të habitesha nga kjo pyetje. Myslimanët përdoren mirë për t’u mbajtur kolektivisht përgjegjës për veprimet e dhunshme të çdokujt që identifikohet si mysliman, ose me ndonjë simbol mysliman. Megjithatë, në këtë moment, u ndjeva e tronditur. Kishin kaluar më pak se dy ditë që kur masakra e tmerrshme kishte ndodhur. Anëtarët e komunitetit në Christchurch ishin ende në pozitën e padurueshme të përpjekjes për t’u pajtuar me humbjen e të afërmve të tyre dhe të mbijetuarve, që në atë kohë, fati i tyre ende nuk ishte përcaktuar. Disa viktima ende nuk ishin identifikuar, por funeralet duhet të organizoheshin, sapo kishte dalë lajmi se viktima më e re ishte vetëm 3-vjeç.

Si edhe shumë myslimanë në mbarë botën, ende isha duke ndier heshtjen e rëndë të shkallës në të cilën dhuna kundër myslimanëve është dekontestualizuar dhe minuar, isha gjithashtu e shqetësuar përsa i përket sigurisë së të dashurve tanë dhe komuniteteve tona.

Unë u ndjeva e lehtësuar ditën e kaluar, me faktin e thjeshtë pasi dëgjova se nëna dhe babai im ishin kthyer të sigurtë nga falja e namazit në xhaminë e tyre në Belfast.

Megjithatë, mu duk aspak e papërshtatshme për prezantuesin që të rivendoste pozitën e myslimanëve si agresor dhe kurrë thjesht një viktimë e denjë. Ku është dinjiteti i të vdekurve, i pikëllimit? E vërteta është se komuniteteve myslimane nuk u sigurohet luksi i prehjes në paqe. Për të qenë në gjendje ta bëjnë këtë, ata do të duhet të thyejnë një besim të ndërtuar në mënyrë të qëllimshme që është kritikë për shtetet perëndimore për të mbështetur politikat barbare të emigracionit dhe qeveritë raciste që siç po i shohim po rilindin anembanë globit. Ky është besimi se myslimanët janë të rrezikshëm, jo meritorë dhe në fund të fundit, jo të dobishëm.

Imagjinoni nëse tabelat kthehen. Nëse më pas, Zoti do të ndalojë, një akt terrori në emër të Islamit, një i bardhë pyetet për të reflektuar mbi atë që njerëzit e bardhë mund të kishin bërë ndryshe për të ndaluar një akt të tillë terrori. Do të kishte protesta kombëtare.

Gjatë ditëve të fundit kemi parë shumë politikanë, komentatorë dhe njerëz me influencë në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët rregullisht nxisin urrejtje ndaj myslimanëve dhe emigrantëve duke shprehur simpatinë e tyre. Shumë prej tyre do të refuzojnë të pranojnë hipokrizinë e tyre, ose faktin se ky brutalitet nuk ka dalë vetëm nga një vakum. Kjo është gjëja më e vështirë. Përkundër faktit se kjo mizori ka ndodhur – se rruga e mirë e asfaltuar që ka çuar në kryerjen e një veprimi të tillë nuk është pranuar. Është dështimi për të pranuar atë që çon në këtë terror, që do të thotë që kjo lloj mizorie ka shumë gjasa të ndodhë përsëri. Incidenti terrorist në Surrey të shtunën në mbrëmje, ku një person u sulmua, është një kujtesë se sa afër shtëpisë tonë është kjo.

Nuk është e dobishme të lidhësh vetëm supremacinë e bardhë me të djathtën ekstreme. Supremacia e bardhë shfaqet në ekranet tona televizive me akte brutale siç është masakra e Christchurch, por ushqehet në strukturën e shoqërive tona.

Urrejtja e myslimanëve ishte një pjesë qendrore e ideologjisë supremaciste të bardhë që duket se ka motivuar terroristin e Christchurch. Islamofobia “liberale” më pak e dukshme që e shohim çdo ditë në media dhe politikë mund të duket shumë e ndryshme – por këto të dyja nuk mund të ndahen. Modeli është i qartë. Nëse me qëllim e kultivoni idenë se një grup masivisht i ndryshëm njerëzish janë të dhunshëm, jomeritor dhe të padobishëm për shoqërinë, ju i dehumanizoni ata.

Përveç mosrespektimit të këtyre jetëve të humbura në Christchurch dhe pikëllimin e komuniteteve të tyre, ajo që më duket tepër e papërgjegjshme për t’u pyetur rreth terrorizmit islamik, është se si ky sulm mbeti në hije nga fakti se ishte i nxitur nga supremacia e bardhë. Urrejtja ndaj myslimanëve është një element i supremacisë së bardhë – por gjithashtu urrejtje për emigrantët dhe refugjatët në përgjithësi, të hebrenjve, të personave me ngjyrë dhe të gjithëve pa dallim. Ne kemi parë manifestime të ngjashme të një dhune të tillë në sulmet tragjike në sinagogën e Pitsburgut vitin e kaluar, ose në masakrën e kishës së Charlestonit, në një nga kishat më të vjetra në SHBA në vitin 2015.

Duke e lidhur këtë si reagim ndaj dhunës islamike me dashje i injoron motivet supremaciste të artikuluara në manifestin e mbushur me urrejtje dhe fshin historinë brutale të supermacisë së bardhë dhe atyre që janë të shtypur nga manifestimet e shumta të saj. Ishin myslimanët ata të cilët u vunë në shënjestër nga terroristi në Christchurch, por nesër do të jenë komunitetet tjera. Disa nga reagimet e mediave pas sulmit kanë kërkuar që terroristi të prezantohet si një individ i trazuar në rrugën e gabuar – ai është përshkruar si “një djalë engjëllor” dhe “i pëlqyeshëm” – në krahasim me një terrorist të nxitur nga ideologjia. Vazhdimi i dështimit të njohjes së supremacisë së bardhë që mund të ketë ushqyer këtë sulm vetëm paraqet bazat për vazhdimin e mëtejshëm të dhunës ndaj myslimanëve dhe komuniteteve të tjera të margjinalizuara në të ardhmen. James Baldwin në një letër të hapur për Angela Davis dikur shkruante: “Sepse, nëse ju marrin në mëngjes, ata do të vijnë për ne në mbrëmje”.

*(Latifa Akay është drejtoreshë e arsimit në Maslaha, një organizatë bamirëse që trajton pabarazitë shoqërore në komunitetet myslimane dhe komunitetet tjera të margjinalizuara. Artikulli është shkruar për ‘The Guardian’ dhe nga origjinali është përkthyer nga Reporteri.net).

Shpërndaje:
Të ngjashme
Të ngjashme

© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Linku i lajmit u kopjua!